LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra balena nga 160 të bllokuara kanë ngordhur në një plazh australian

Dhjetëra balena nga 160 të bllokuara kanë ngordhur në një plazh australian

Dhjetëra balena kanë ngordhur pasi u bllokuan në bregun e një plazhi të Australisë Perëndimore.

Ekspertët e kafshëve të egra detare, shkencëtarë e veterinerë, janë përpjekur të shpëtonin balenat e bllokuara në ujërat e cekëta të Toby Inlet në gjirin Genographe, pranë qytetit Dunsborough.


Bëhet e ditur se më shumë se 100 balena u kthyen nga plazhi në det, ndërsa 31 ngordhën, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Kishte më shumë se 200 të tilla përgjatë plazhit dhe mendoj se 31 kanë ngordhur”, tha Ian Wiese.

“Kur mbërrita për herë të parë, mendoj se ishin mbi 160 balena në ujë, pothuajse jashtë ujit. Dhe pas një ore apo më shumë, papritur ato që ishin ende gjallë u larguan në det”, tha Wiese.

Shpëtimi i pjesës më të madhe të balenave u konfirmua nga Departamenti i Biodiversitetit, Konservimit dhe Atraksioneve të Australisë, i cili theksoi se zona do të monitorohet nga një aeroplan vëzhgues.

Ndryshe, në korrik të vitit të kaluar, plot 51 balena ngordhën në plazhin Cheynes.

Shteti australian përjetoi bllokimin më masiv të balenave në Dunsborough në vitin 1996 në të cilin u përfshinë 320 të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori