LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e Moderna-s nuk e parandalon transmetimin e coronavirusit, thotë shefi mjekësor i kompanisë

Vaksina e Moderna-s nuk e parandalon transmetimin e coronavirusit, thotë shefi mjekësor i kompanisë

Shefi kryesor mjekësor i Moderna-s, Tal Zaks, tha se vaksina mund të ndihmojë dikë të mos sëmuret apo edhe të mos sëmuret rëndë nga COVID-19, mirëpo që nuk e parandalon transmetimin e virusit, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Telegrafi.

“Rezultatet nuk tregojnë se do t’ju pengojnë juve të infektoni të tjerët”, tha Zaks, në një intervistë për Axios.


“Kur të fillojmë me shpërndarjen e kësaj vaksine nuk do të kemi të dhëna konkrete të mjaftueshme për të vërtetuar se kjo vaksinë zvogëlon transmetimin”, u shpreh ai.

Javën e kaluar kompania amerikane, Moderna, njoftoi se vaksina e tyre kishte rezultuar 94.5 për qind efektive në fazën e gjerë të testimit.

Ekspertët e huaj deri më tani kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive.

Për sa i përket reduktimit të përhapjes së virusit vdekjeprurës ata bëjnë apel për zbatimin e masave të distancimit shoqëror. /Telegrafi/