LAJMI I FUNDIT:

Rreth 40 për qind e marinsave amerikanë kanë refuzuar marrjen e vaksinës kundër COVID-19

Rreth 40 për qind e marinsave amerikanë kanë refuzuar marrjen e vaksinës kundër COVID-19

Afro 40 për qind e marinsave amerikanë kanë refuzuar të marrin vaksinën kundër COVID-19, tregojnë të dhënat që i ka siguruar CNN nga vetë ushtria amerikane.

Deri të enjten, afërsisht 75.500 marinsa amerikanë kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar plotësisht apo pjesërisht. Por, rreth 48.000 marinsa tjerë kanë vendosur të mos e marrin vaksinën, ku përqindja e atyre që e refuzuan ka arritur në 38.9 për qind, transmeton Telegrafi.


Megjithatë ekzistojnë edhe 102.000 marinsa që ende nuk u është ofruar vaksinimi. Numri i përgjithshëm i marinsave që kanë refuzuar vaksinën përfshirë ata jashtë detyre – rezervistëve dhe nga departamentet e tjera pritet të konfirmohet.

Përqindja më e madhe e refuzimit të marrjes së vaksinës ishte regjistruar në bazën ushtarake Lejeune në Karolinën e Veriut me 57 për qind.

Zëdhënësja e Korpusit të marinsave, Kelly Frushour, tha se ka arsye të ndryshme për këtë shkallë refuzimi, përfshi edhe vendimi për të lejuar të tjerët të vaksinohen para personelit ushtarak.

“Ata që refuzojnë por më pas ndryshojnë mendje mund të vaksinohen sapo t’u shfaqet mundësia tjetër”, ka shtuar Frushour.

Kujtojmë që deri më tani nuk është bërë obligative marrja e vaksinës anti-COVID në ushtrinë amerikane, kjo për faktin se është lejuar përdorimi emergjent nga FDA dhe një prej arsyeve të refuzimit të marrjes është koha e shkurtër e prodhimit të vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori