LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia ndihmon Maqedoninë me dy milionë euro për negociatat me BE-në

Norvegjia ndihmon Maqedoninë me dy milionë euro për negociatat me BE-në

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Audun Halvorsen, ku në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Zyrës Rajonale për Projekte të Kombeve të Bashkuara – UNOPS për grant mjete në lartësi prej dy milion eurosh, mbështetje për zhvillimin socio- ekonomik të vendit, si dhe mbështetje për procesin e eurointegrimeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme bilaterale për ndihmë financiare në lartësi prej 2 milion euro, si pjesë e programit për zhvillim socio- ekonomik të rajonit, krahas mjeteve të parapara për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal në njësitë për vetëqeverisje lokale, ka edhe komponentë të rëndësishme për mbështetje të procesit të integrimeve evropiane të vendit, që aktualisht paraqet prioritet të lartë për vendin. “Me këto mjete, Qeveria, por në veçanti Sekretariati për Çështje Evropiane, do të merr mbështetje të rëndësishme për përgatitjen e administratës për hyrje në fazën e 2të të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim; mbështetje për strukturën negociuese për procesin e negociatave; si dhe mbështetje për procesin negociues të vendit, në përputhje me udhëzimet e shënuara në konkluzat e Këshillit të qershorit të Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.


“E gjithë kjo flet, përveç mbështetjes së rëndësishme financiare, mjetet si grant që i siguron Mbretëria e Holandës, vinë në vend të duhur dhe për nevojat e duhura të vendit, duke i mbështetur prioritetet tona më të rëndësishme – me sukses të përgatitemi për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019”, shoi Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori