LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe kërcënimeve të Serbisë për braktisjen e organizatës evropiane në rast të hyrjes së Kosovës në takimin e ministrave të Jashtëm më 16 maj.

Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës ka mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë, ku në votimin e 16 prillit në Strasburg pro ishin 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 abstenuan, teksa asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan dhe si të tilla u hodhën poshtë.


Kurti ka thënë se Këshilli i Evropës në 75-vjetorin e themelimit duhet të zgjerohet me Kosovën si anëtare e 47-të, pavarësisht kërcënimeve të Serbisë.

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Lexo po ashtu Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

“Ne duam të kontribuojmë dhe pasurojmë vlerat e parimet demokratike të kësaj organizate. Anëtarësimi ynë përbën dhe hapin e parë drejt bashkimit tonë me familjen evropiane. Regjimet autoritare e jo-demokratike janë përjashtuar ose po kërcënojnë me largim nga Këshilli i Evropës, ndërsa Republika e Kosovës po kërkon me meritë anëtarësimin në këtë organizatë që mbron e promovon pikërisht të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë, kryeministri Kurti ka përfunduar sot vizitën në Gjermani, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë dhe deputetë të Bundestagut, ku ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në KiE. Ai mori pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga grupi parlamentar i SPD-së në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës.

“Fuqizimi i marrëdhënieve me partnerët e aleatët tanë gjermanë është përherë i domosdoshëm e mban gjithmonë një vend të veçantë në politikën tonë të jashtme”, ka përfunduar Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori