Pesë zyrtarë të Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Fushë Kosovës janë arrestuar sot gjatë ditës nga Krimet Ekonimike, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.


Prebreza ka thënë se komuna është e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe se përgjegjësia në rastet e tilla është individuale.

“Si kryetar i komunës, bashkëpunimin me organet e drejtësisë e kemi në nivel. Përgjegjësia është individuale, dyert i kam të hapura gjithmonë për organet e drejtësisë”, ka deklaruar Prebreza.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrethanat e arrestimit të 5 zyrtarëve, por deri në publikim e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/