NPL “Fushë Kosova” ka vazhduar punën në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe për një qytet më të pastër.

Ekipet e kësaj ndërmarrjeje kanë kryer pastrimin dhe kositjen përgjatë rrugës kryesore, mirëmbajtjen e hapësirës te Amfiteatri i Qytetit, si dhe largimin e një deponie të egër të mbeturinave në lagjen 028.


Nga ndërmarrja kanë thënë se puna në terren do të vazhdojë çdo ditë për një Fushë Kosovë më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirëmbajtur. /Telegrafi/