Dëshmitarët Agron Zogaj, Ylber Lipa dhe Ahmet Rexha, në cilësinë e të dëmtuarve, në seancën e së premtes deklaruan se i akuzuari për krime lufte Ekrem Bajroviq së bashku me paramilitarë serbë të tjerë i kishin fyer dhe maltretuar.
Në këtë rast, Prokuroria e ngarkon Bajroviqin për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999, kundër popullsisë civile në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.
Fillimisht dëshmitari Zogaj, ka përshkruar ngjarjen se si e kishin maltretuar fizikisht i akuzuari Bajroviqin së bashku me grupin e tij.
“Nja 20 minuta si ngjarje apo 30 nuk muna me thonë, mirëpo për 10-15 minuta kom nejtë në bark … më ka sjellë me shkelma, boksa, herë kështu, herë ashtu, pastaj ma drejtonte automatin, ma bojke mos livrit”, tha dëshmitari Zogaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, ai tha se i akuzuari Bajroviq, së bashku me grupin e tij e kishin fyer të njëjtin me fjalë të rënda.
“Serbishten nuk e kam kuptu mirë, as sot se di mirë. Ekremi, Vllasko dhe Sadrija, kanë pas gjuhë të flliqtë dhe për fyerjet që më kanë thonë në ‘96-ën, kanë qenë më të rana për mu se dhuna”, tha i dëmtuari Zogaj, duke shtuar se i vinte keq nga fëmijët e të akuzuarit që ishin prezent në seancën e sotme.
Ai tha se të akuzuarin Bajroviq e kishte njohur që nga viti 1994, si një njeri i rrezikshëm.
“E kom njoft prej 94-tës, e kam dëgju si emër, si të rrezikshëm … Të rrezikshëm konsideroj që nëse ke qenë edhe tuj shku me ble diçka këta të kanë nal edhe të kanë maltretu. Ky dhe grupi i tij”, tha dëshmitari Zogaj.
Gjatë kësaj seance u dëgjua edhe i dëmtuari Ylber Lipa, i cili tha se grupi i të akuzuarit Bajroviq ia kishin vrarë dhe maltretuar disa anëtarë të familjes.
“Unë kam anëtarë të familjes të vrarë, të masakruar dhe të hedhur në pus … Katër vajza të mitura dhe katër gra, mesin e tyre nëna ime. Kanë qenë të dhunuara, të masakruara, të hedhura në pus, për tre muaj ditë, deri sa janë nxjerrë pas lufte”, tha dëshmitari Lipa.
Ai tha se vrasja e tyre kishte ndodhur më 12 prill në vitin 1999, si dhe pas përfundimit të luftës, dëshmitari shton se i kishin nxjerrë një e nga një dhe i kishin varrosur.
Lipa shtoi po ashtu se së të akuzuarin Bajroviq, e kishte njohur që nga periudha 1978-1979, kur ishte në shkollën e mesme, ndërsa si polic e kishte njohur që nga periudha 1992-1993.
Dëshmitari Lipa tha se gjatë vitit 1994, kishte pasur një bastisje dhe rrahje nga ana e të akuzuari Bajroviq.
Tutje, dëshminë e tij e ka dhënë edhe i dëmtuari Ahmet Rexha, i cili deklaroi se edhe ai ka pesë familjarë të masakruar, vrarë dhe djegur në prill të vitit 1999 nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë.
I dëmtuari Rexha tha se të akuzuari Bajroviq e kishte njohur që nga viti 1990, ku sipas tij i njëjti e kishte maltretuar dhe rrahur së bashku me vëllain e tij.
“Ekremi e kam njoft prej viteve ‘90-a, ka qenë polic … Më ka maltretu, më ka goditë. E ka rreh edhe vëllaun tim Qerim Rexhën, derisa e ka alivanos, i cili ka qenë gazetar edhe ndërkombëtar edhe vendor”, tha ai.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.
Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'