LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa iu afrua postbllokut të talebanëve, përkthyesi afgan për ushtrinë amerikane vuri këmbën mbi gazin e veturës – por ai nuk u pa më i gjallë

Ndërsa iu afrua postbllokut të talebanëve, përkthyesi afgan për ushtrinë amerikane vuri këmbën mbi gazin e veturës – por ai nuk u pa më i gjallë

Sohail Pardis po voziste nga shtëpia e tij në kryeqytetin afgan Kabul për në provincën Khost për të marrë motrën e tij për festimet e festës së Bajramit për të shënuar fundin e Ramazanit.

Supozohej të ishte një rast i lumtur për ta përjetuar me familjen.


Por siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, gjatë udhëtimit pesë-orësh më 12 maj, ndërsa Pardis, 32, kalonte nëpër një pjesë të shkretëtirës, automjeti i tij u bllokua në një pikë kontrolli nga militantët talebanë.

Vetëm disa ditë më parë, Pardis i kishte thënë në besim shokut të tij se po merrte kërcënime me vdekje nga talebanët, të cilët kishin zbuluar se ai kishte punuar si përkthyes për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për 16 muaj gjatë konfliktit 20-vjeçar.

“Ata po i thoshin atij se ti je një spiun për amerikanët, ju jeni sytë e amerikanëve dhe ju jeni të pafe, dhe ne do t’ju vrasim ju dhe familjen tuaj”, i tha shoku dhe bashkëpunëtori i tij Abdulhaq Ayoubi, CNN.

Ndërsa iu afrua postbllokut, Pardis vuri këmbën mbi gazin për të shpejtuar. Por ai nuk u pa më i gjallë.

Fshatarët që ishin dëshmitarë të incidentit i thanë Gjysmëhënës së Kuqe se talebanët qëlluan makinën e tij para se ajo të devijonte dhe të ndalonte.

Ata më pas e tërhoqën Pardisin nga automjeti dhe ia prenë kokën.

Pardis ishte një nga mijëra përkthyes afganë që punuan për ushtrinë amerikane dhe tani përballen me persekutim nga talebanët, pasi grupi fiton kontrollin e pjesëve më të gjera të vendit.

Në një deklaratë të lëshuar në qershor, talibanët thanë se nuk do të lëndojnë ata që punuan së bashku me forcat e huaja.

Një zëdhënës i talebanëve i tha CNN se ata po përpiqeshin të verifikonin detajet e incidentit por tha se disa incidente nuk janë ato që janë portretizuar të jenë, përcjell Telegrafi.

Por ata që folën me CNN thanë se jeta e tyre tani është nën kërcënim ndërsa talebanët fillojnë sulmet hakmarrëse pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani.

Në kulmin e luftës, kishte rreth 100,000 trupa amerikane në vend, si pjesë e një force të NATO-s.

“Ne nuk mund të marrim frymë këtu. Talibanët nuk kanë mëshirë për ne”, tha Ayoubi.

Ndryshe, rreth 18,000 afganë që kanë punuar për ushtrinë amerikane kanë aplikuar për një program të Vizave të Emigrantëve Specialë që do t’i lejonte ata të shkonin në Shtetet e Bashkuara.

Më 14 korrik, Shtëpia e Bardhë tha se po fillonte një përpjekje për të zhvendosur mijëra përkthyes afganë që punuan për SHBA dhe jetët e të cilëve tani janë në rrezik.

Evakuimi do të fillojë në javën e fundit të korrikut për aplikantët e Vizave të Emigrantit Special (SIV) tashmë në proces, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një konferencë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori