LAJMI I FUNDIT:

Mbështetësja e Putinit ka një porosi për gjeneralët që kanë frikë nga Haga: Duhet të keni frikë nga disfata

Mbështetësja e Putinit ka një porosi për gjeneralët që kanë frikë nga Haga: Duhet të keni frikë nga disfata

Kryeredatkorja e Russia Today njëherit propagandiste dhe mbështetëse e flaktë e presidentit rus Vladimir Putin, ka një mesazh për gjeneralët që kanë frikë se mund të përfundojnë në Hagë për krime lufte.

“Le të dëgjojnë ata që kanë frikë nga Haga – duhet të keni frikë nga disfata, poshtërimi dhe tradhtia e popullit tuaj. Në rast se ne humbim, Haga do të persekutojë edhe pastruesit e rrugëve. Një pjesë e Kievit është ende pa energji elektrike, por kjo nuk do të ndryshon shkallën e katastrofës që do të ndodhë në Rusi nëse humbim”, tha Margarita Simonyan gjatë një debati televiziv që transmetohet në televizionin shtetëror rus, transmeton Telegrafi.


Analistët besojnë se Simonyan duke përmendur ata që kanë frikë të shkojnë në Hagë, pranoi se disa njerëzve të fuqishëm në Kremlin nuk u intereson kur përmenden gjyqet e krimeve të luftës. Mbështetësja e Putinit u bëri thirrje zyrtarëve rusë të paidentifikuar të japin dorëheqje.

“Jam magjepsur nga njerëzit tanë, njoh shumë prej tyre. Njoh edhe ata në poste të larta që kanë frikë t’i quajnë me emra të vërtetë disa gjëra, nga frika se çfarë opinioni do të krijohej për ta. Ndoshta është koha që ata të tërhiqen nga ato poste të larta. Mund të pështyjmë se çfarë mendojnë atje”, tha Simonyan.

Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e Putinit bëjnë deklarata të tilla. Russia Today dhe shumë media në Rusi sponsorizohen drejtpërdrejtë nga Kremlini, dhe shpesh marrin rolin e zëdhënësit të qeverisë ruse. /Telegrafi/