LAJMI I FUNDIT:

Manchester United

Man Utd ka gati ofertën e madhe për Mount

Man Utd ka gati ofertën e madhe për Mount

Premier League
Neville dyshon se Man Utd mund të sfidojë për titull sezonin e ardhshëm

Neville dyshon se Man Utd mund të sfidojë për titull sezonin e ardhshëm

Premier League
Barcelona mund të pasurohet – nëse ia shet dy yjet Manchester United në verë

Barcelona mund të pasurohet – nëse ia shet dy yjet Manchester United në verë

Premier League
Ylli i madh po e ndihmon Manchester Unitedin në transferimin e Neymarit

Ylli i madh po e ndihmon Manchester Unitedin në transferimin e Neymarit

Premier League
Renditen skuadrat me lojën më të pistë në Ligën Premier – renditje katastrofale nga Chelsea

Renditen skuadrat me lojën më të pistë në Ligën Premier – renditje katastrofale nga Chelsea

Premier League
Formacioni i sezonit në Ligën Premier sipas statistikave përfshin vetëm tre lojtarë të Man Cityt

Formacioni i sezonit në Ligën Premier sipas statistikave përfshin vetëm tre lojtarë të Man Cityt

Premier League
Bayerni e njofton Manchester Unitedin për çmimin e Marcel Sabitzer

Bayerni e njofton Manchester Unitedin për çmimin e Marcel Sabitzer

Premier League
Kërkohet nga gjashtë skuadra, Ajax i vendos çmimin e Mohammed Kudus

Kërkohet nga gjashtë skuadra, Ajax i vendos çmimin e Mohammed Kudus

Ndërkombëtare
Man Utd udhëheq garën për transferimin e Neymarit

Man Utd udhëheq garën për transferimin e Neymarit

Premier League
Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Premier League
Përveç futbollit, tifozët mbetën të mahnitur nga një tjetër aftësi e Ronaldos jashtë fushës

Përveç futbollit, tifozët mbetën të mahnitur nga një tjetër aftësi e Ronaldos jashtë fushës

Ndërkombëtare
Arteta dhe Ten Hag luftojnë për yllin e Ajaxit që kushton 40 milionë euro

Arteta dhe Ten Hag luftojnë për yllin e Ajaxit që kushton 40 milionë euro

Premier League

united

Manchester United ka fituar 20 tituj kampionalë, më shumë se secili klub tjetër, 12 Fa Cup, pesër League Cup, dhe një rekord tjetër prej 21 Superkupash. Klubi ka fituar tri trofe të Ligës së kampionëve, një të Ligës së Evropvs, një Kupë të fituesve të kupave të UEFA-s, një UEFA Superkupë, një International Cup dhe një Kupë të Botës për klube. Në sezonin 1998-1999, klubi u bë ekipi i parë në histroi të futbollit anglez që arriti tripletën e titujve – Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Më 1958 u shënua një tragjedi e madhe për klubin. Në Munich ndodhi katastrofa ajrore e cila kaloi me humbjen e jetës së tetë lojtarëve.

Më 1968 nën menaxhmentin e Matt Busby, Manchester Untied u bë ekipi i parë që fitoi një trofe që sot është Liga e Kampionëve.

Sir Alex Ferguson është menaxheri më i suksesshëm në histori të klubit me 38 trofe, përfshirë 13 trofe të Ligës Premier, 5 FA Cup, 2 Liga të Kampionëve. Aktualisht trajner është Louis Van Gaal i cili e zëvëndësoi pasuesin e parë të Fergusonit, David Moyes.

Manchester United ishte klubi i dytë më fitimprurës në botën e futbollit në vitin 2013/2014, me përfitime prej 518 milionë euro, teksa është klubi i tretë më i vlefshëm në botë për vitin 2015, me vlerë prej 1.98 miliardë dollarë.

Eshtë një prej klubeve më të dashura në mbarë botën. Klubi u ble nga Malcolm Glazer në maj të vitit 2005 në një marrëveshje që peshonte plot 800 milionë funte.

Klubi ka rivalitete të mëdha me shume klube, por ato që veçohen janë rivaliteti me Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

ferguson

TROFETE vendore

Liga Premier (20): 1907–08, 1910–11, 1951–52, 1955–56, 1956–57, 1964–65, 1966–67, 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03,2006–07, 2007–08, 2008–09, 2010–11, 2012–13
Liga e Dytë (2): 1935–36, 1974–75

FA Cup (12): 1908–09, 1947–48, 1962–63, 1976–77, 1982–83, 1984–85, 1989–90, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2015-16.
League Cup (4): 1991–92, 2005–06, 2008–09, 2009–10

Superkupa (21): 1908, 1911, 1952, 1956, 1957, 1965*, 1967*, 1977*, 1983, 1990*, 1993, 1994, 1996, 1997, 2003, 2007, 2008, 2010, 2011, 2013, 2016

Evropiane
Liga e Kampionëve: (3)
1967–68, 1998–99, 2007–08
Liga e Evropës: (1) 2016-17
UEFA Kupa e fituesve të Kupave: (1) 1990-91
UEFA Super Cup: (1) 1991

Botërore
Kupa interkontinentale:  1999
FIFA Kupa e Botës për klube: 2008
trofe

Rivaliteti

Manchester United gëzon rivalitetin më të madh me Liverpoolin, që njihet prej rivaliteteve më të mëdha në botë për shkak të faktit se cili është klubi më i trofeshëm anglez. Në vitet e fundit United e ka marrë këtë epitet pasi tash e më se dy dekada Liverpooli nuk ka marrë asnjë trofe dhe United e ka tejkaluar me tituj. Derbit mes këtyre dy skuadrave janë të zjarrta.

Tjetër rivalitet që ia vlen të përmendet është ai me Manchester Cityn, rivalitet i zjarrtë ky në vitet e fundit falë investimeve të bëra nga City, megjithëse United është klub më i trofeshëm dhe me traditë më të madhe.

Nofka – The Red Devils (Djajtë e Kuq)
derbi

Stadiumi

Manchester United gëzon një prej stadiumeve më emblematike në botë, që ka kaluar nëpër faza të ndryshimeve gjatë historisë së klubit që nga vitet e hershme të Unitedit në futbollin anglez.

Kapaciteti i Old Trafford është 75 mijë e 957 shikues, dhe ka mesataren e dytë më të madhe të shikueshmërisë në Evropë, pas Borusia Dortmundit.

Faqja zyrtare e Manchester Unitedit.