LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag arsyetohet për eliminimin nga Evropa duke thënë se kanë luajtur mirë

Ten Hag arsyetohet për eliminimin nga Evropa duke thënë se kanë luajtur mirë

Manchester United ka pësuar humbje në Old Traford nga Bayern Munich, humbje që ishte e fundit për këtë sezon në garat evropiane.

Djajtë e Kuq tani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, por kanë mbetur në vendin e fundit në grup dhe nuk do të luajnë as në Ligën e Evropës.


Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur pas ndeshjes duke thënë se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen në këtë duel.

Shuhen 'ëndrrat në teatrin' e Manchester United: Harry Kane eliminon Djajtë e Kuq nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Shuhen 'ëndrrat në teatrin' e Manchester United: Harry Kane eliminon Djajtë e Kuq nga Liga e Kampionëve

“Kemi bërë gabime. Disa individë kanë gabuar nga më shumë lojtarë. Në fund nuk është mjaftueshëm e mirë, paraqitja ishte shumë e mirë. Nuk e meritonim të humbnim, por humbëm ndeshjen”.

“Ne duam të jemi më të qëndrueshëm. Unë duhet të përmirësoj ekipin. Unë duhet t’i drejtoj ata dhe lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm”, deklaroi trajneri holandez pas ndeshjes.

Notat e lojtarëve: Man United 0-1 Bayern Munich
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Man United 0-1 Bayern Munich

Përkundër deklaratave të Ten Hag, United në sfidën ndaj Bayernit patën vetëm një goditje në portë dhe mbajtja e topit i takoi mysafirëve.

United e mbylli aventurën evropiane në vendin e fundit me vetëm katër pikë duke pasur bilanc të tmerrshëm me 12 gola të shënuar dhe 15 të pësuar. /Telegrafi/