Tottenhami hap thesin, ofron mbi 70 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Tottenhami ka paraqitur një ofertë fillestare prej më shumë se 69 milionë eurosh për sulmuesin e Liverpoolit, Cody Gakpo, kanë raportuar mediat ndërkombëtare.
Oferta aktualisht është duke u shqyrtuar nga Liverpooli, por ‘T֝ë Kuqtë’ pritet ta refuzojnë propozimin e parë, pasi synojnë të përfitojnë një shumë edhe më të lartë për reprezentuesin e Holandës.
Tottenhami e ka kthyer vëmendjen te Gakpo pasi dështoi tentativa e gjatë për të transferuar Elye Ëahi, ndërsa edhe Savio i Manchester Cityt është një tjetër alternativë që po shqyrtohet nga klubi londinez.
Vetë Gakpo raportohet se është i hapur ndaj mundësisë për t’u larguar nga ‘Anfield’ gjatë kësaj vere. Burime në Angli bëjnë të ditur se sulmuesi 27-vjeçar do ta mirëpriste një transferim te Tottenhami.
🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Spurs & Cody Gakpo have reached a personal 𝐀𝐆𝐑𝐄𝐄𝐌𝐄𝐍𝐓, Dutch outlet VI confirms 😲🤝
Roberto De Zerbi wants Spurs to sign the Dutch forward, and they have now contacted Liverpool. 📞
Optimism is increasing among all parties that the transfer will go… pic.twitter.com/iE8ATOMt8V
— 433 (@433) August 14, 2026
Gakpo sezonin e kaluar realizoi shtatë gola dhe pesë asistime në 36 paraqitje në Ligën Premier.
Që prej transferimit nga PSV-ja, holandezi është shndërruar në një titullar të rregullt te Liverpooli dhe deri tani ka regjistruar më shumë se 130 paraqitje për klubin në të gjitha garat./Telegrafi/














































