Moti në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
IHK njofton se të shtunën do të kemi mot kryesisht diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10–14 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 28–32 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira rreth relievit malor.
Temperatura minimale do të jenë nga 10–14 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 28 deri në 33 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.
Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore.
Ndërkaq, temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë të kulturave bujqësore, veçanërisht të perimeve, misrit dhe pemëve frutore. /Telegrafi/








































