LAJMI I FUNDIT:

Getafe konfirmon bisedimet me Man Utd për blerjen përfundimtare të Mason Greenwood

Getafe konfirmon bisedimet me Man Utd për blerjen përfundimtare të Mason Greenwood

Presidenti i Getafe, Angel Corres ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Manchester United për një transferim të përhershëm për Mason Greenwood.

Cituar nga The Athletic, Corres tha: “Ne nuk kemi folur ende për çmimin, por duam ta blejmë përfundimisht atë”.


“Ne kemi biseduar për të parë situatën dhe për të parë atë që ata propozojnë sepse ka pasur edhe një ndryshim të aksioneve atje në Manchester United”.

“Por ne jemi ende të kënaqur me takimet dhe me video konferencat që kemi me ta”.

Greenwood shfaqet si objektiv i dy gjigantëve të La Ligës, përfshirë klubin e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Greenwood shfaqet si objektiv i dy gjigantëve të La Ligës, përfshirë klubin e Ligës së Kampionëve

“Është ende herët të mendojmë ose të vazhdojmë edhe një sezon ose të propozojnë një çmim dhe ne do të angazhojmë të gjithë kontratën sepse kemi një përqindje dhe të blejmë pjesën tjetër.”

Duke lavdëruar angezin, Corres shtoi: “Unë besoj shumë në Greenwood. Nga këtu, ne vazhdojmë të punojmë periodikisht, vazhdojmë të takohemi me Manchesterin për të parë nëse ata janë të lumtur”.

Greenwood shënon një gol të jashtëzakonshëm, ndoshta më të mirin në karrierën e tij
Lexo po ashtu Greenwood shënon një gol të jashtëzakonshëm, ndoshta më të mirin në karrierën e tij

“E vërteta është se ata janë të kënaqur me trajtimin, jo vetëm nga tifozët e Getafes, por edhe nga e gjithë Spanja. Tani duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë”.

“Nuk ka luajtur për 16 muaj dhe mendoj se në janar, shkurt do të arrijë të marrë ritmin. Ai do të na japë kënaqësi”, deklaroi Corres.

Greenwood ka dalë më mirë për skuadrën spanjolle sesa sulmuesit e United në Ligën Premier këtë sezon. Me katër gola dhe tre asistime në emër të tij, i riu thuhet gjithashtu se është i lumtur me jetën te Getafe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori