Barcelona e refuzoi Carlos Espi para se Real Madridi të ndërhynte dhe ta transferonte

Barcelona thuhet se kishte mundësinë ta transferonte talentin e ri spanjoll, Carlos Espí, para se Real Madridi të ndërhynte dhe ta siguronte shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar.
Sipas gazetarit Sique Rodríguez, në emisionin e radios katalanase Que t’hi Jugues, Espí iu ofrua fillimisht Barcelonës, por klubi katalanas vendosi të mos e realizonte transferimin për shkak të kostos financiare.
“Carlos Espí iu ofrua Barcelonës, por ata e refuzuan për shkak të kostos”, ka thënë Rodríguez.

Gjendja financiare e Barcelonës raportohet se ka luajtur rol të rëndësishëm në vendimin e klubit për të mos avancuar me transferimin e sulmuesit të ri.
Ndërkohë, Real Madridi shfrytëzoi rastin dhe arriti marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit nga Levante.
Sulmuesi shtatlartë nuk vonoi të linte gjurmë me fanellën e Real Madridit. Në debutimin e tij në La Liga, ndaj Espanyolit, Espí u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të dhe vetëm dhjetë minuta më vonë shënoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 90-të.

Kështu, një lojtar që Barcelona e kishte refuzuar për shkak të kostos, ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te rivali i saj i madh, Real Madridi, duke shënuar që në paraqitjen e parë në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/










































