A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimi i radhës me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të ndodhë porsa të merren vesh për të.
Kurti u shpreh se shpresojnë në një marrëveshje për një emër konsensual për presidentin.
“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, tha Kurti, raporton KosovaPress.
Në takimin e fundit mes Kurtit e Abdixhikut, të dy e kanë konfirmuar se për herë të parë kanë folur për emra konkretë.
Nga
Telegrafi
37 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































