LAJMI I FUNDIT:

Rio Ferdinand këshillon Araujon të mos transferohet tek Man United

Rio Ferdinand këshillon Araujon të mos transferohet tek Man United

Rio Ferdinand ka këshilluar Ronald Araujon që të mos transferohet tek Manchester United gjatë janarit për shkak se do të bënte një “gabim të madh”.

Uruguaiani ishte lidhur me një kalim në “Old Trafford” për shkak të krizës së tyre në fazën e mbrojtjes, andaj klubi mund të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit.


Lisandro Martinez ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi ndërsa Raphael Varane nuk po e bind më teknikun holandez.

Kjo ka bërë që Harry Maguire të startojë në qendër të mbrojtjes së bashku me Luke Shaw, duke e bërë të qartë nevojën e një mbrojtësi të ri në janar.

Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City
Lexo po ashtu Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka raportuar se United janë të interesuar për Araujon pasi e shohin si opsion që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve defanzive.

Për ta bindur atë të pranojë kalimin në Angli, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të dyfishojnë pagën e tij.

Arauajo gjithashtu ishte përfolur për një kalim në Gjermani tek Bayern Munich për shumën e 85 milionë eurove, por Ferdinand e ka paralajmëruar 24-vjeçarin që të qëndrojë larg “Old Trafford”.

“Nëse unë jam një lojtar si Ronald që kam të gjitha atributet për të qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë, përse do të shkoja tek United?”, ka thënë Rio Ferdinand.

“Unë do ta shikoja Varanen i cili u transferua tek Manchester United dhe tani një mbrojtës i majtë po luan në vend të tij. Ose një veteran si Johnny Evans, një ish-lojtar i cili u rikthye dhe dikush që dikur ishte kapiten dhe u la jashtë për 18 muaj, por është rikthyer në formë dhe tani po luan. Unë nuk mund të shkojë atje dhe të rrezikojë jetën time dhe karrierën time”, u shpreh Ferdinand.

Ferdinand kritikoi klubin për transferimet e dobëta ndër vite. Shumë nga blerjet e Erik Ten Hag gjatë verës kanë dështuar të shfaqin potencialin e tyre të plotë përgjatë muajve të parë në “Old Trafford”, andaj anglezi ka insistuar se Araujo mund të bëhet lojtari i radhës që futet në listën e transferimeve të dështuara, por jo për shkakun e tij.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori