LAJMI I FUNDIT:

Belushi: Më ngatërrojnë me Bill Murray

Belushi: Më ngatërrojnë me Bill Murray

Jim Belishi shpesh ngatërrohet me aktorin tjetër të komedive, Bill Murray, nga fansat të dy aktorëve.

Komiku thotë se ai i kupton kur njerëzit e ngatërrojnë atë me vëllain e tij të ndjerë John Belushi, por habitet kur njerëz i drejtohen atij si ‘Bill’, pasi e ngatërrojnë me ish-shokun e shout ´Saturday Night Live´

"Bill dhe unë që të dy jemi nga Chicago, ne të dy ishin në Second City (trupën e komedisë), ne të dy ishim në Saturday Night Live, ne të dy jemi Klube të mëdha të fansave – por përsëri nuk mund ta kuptoj".


"Shkova në koncert me gruan time një herë… dhe erdhi një grua dhe tha, ´Ishte shumë i mirë në Ghostbusters…’ (Filmi i Bill Murray), dhe i thash ‘Isha, apo jo!’. Pastaj i thash a të pëlqeu Meatballs (film i Murray) – ky ka qenë filmi im i parë…’. Ajo tha ‘Je shumë shakaxhi, mund të kem nënshkrimin tuaj?´. Nënshkrova ‘Bill Murray’. I kam thënë Bill për këtë, ndërsa edhe ai njihet si Belushi gjithë kohën”, ka thënë aktori me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/