LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “Seinfeld”, Richard Herd vdes në moshën 87-vjeçare

Aktori i “Seinfeld”, Richard Herd vdes në moshën 87-vjeçare

Richard Herd, i njohur më shumë për rolin e tij në “Seinfeld” ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Sipas The Hollywood Reporter, gruaja e Herdit prej 40 vitesh, aktorja Patricia Crowder Herd, tha se Herd vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles nga disa shkaqe të lidhura me kancer.


Herd po ashtu luajti Z.Wilhelm në serialin komik NBC. Personazhi ishte mbikëqyrësi i George Costanza (Jason Alexander) ndërsa punoi për ‘New York Yankees’.

Richard Herd (Foto: Seinfeld/NBC)

“Seinfeld” ishte një prej punëve më të mira të miat”, tha Herd gjatë një interviste në 2019. “Nuk kishe yje në atë shou, ata ishin njerëz të mirë për të punuar me ta”.

Shfaqjet e tjera përfshijnë “Star Trek: Voyager”, dhe një rol në 1983 në “V”.

Ai gjithashtu kishte role në “All the President’s Men” dhe “The China Syndrome”.

Richard Herd (Foto: Valerie Macon/Getty Images)

Producenti i “Get Out”, Jordan Peele shprehi ngushëllimet e tij për Richard përmes një postimi të publikuar në Twitter.

“Pusho në paqe Richard Herd. Një njeri i mrekullueshëm dhe profesional. Ne nuk biseduam shumë përpara xhirimeve të Get Out”, ka thënë ai.

SAG-AFTRA po ashtu shprehi ngushëllime për vdekjen e Herd.

Herd ka lënë pas gruan e tij, vajzën Erica dhe djalin Rick. /Telegrafi/