LAJMI I FUNDIT:

Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e përsëritjes së një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çernobilin, pasi Ukraina shënoi përvjetorin e fatkeqësisë së vitit 1986.

“Centrali më i madh bërthamor në Evropë pranë Zaporizhzhya ka qenë në duart e terroristëve rus për 785 ditë”, tha kreu i shtetit ukrainas.


Ai i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta rikthyer termocentralin nën kontrollin e ukrainasve, në mënyrë që bota të shpëtojë nga një katastrofë e re bërthamore.

Në të njëjtën kohë, Zelensky kujtoi njerëzit që ishin të përfshirë në katastrofën e Çernobilit 38 vjet më parë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Dhjetëra mijëra njerëz duke e rrezikuar shëndetin e tyre ndaluan përhapjen e gazit dhe ndihmuan në eliminimin e pasojave të tmerrshme të tij në vitet që pasuan”.

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Lexo po ashtu Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Ndryshe, aksidenti konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore pasi reaktori i katërt i termocentralit të atëhershëm sovjetik shpërtheu.

Për shkak të radioaktivitetit, zona të mëdha si Ukraina dhe Bjellorusia u mbyllën dhe dhjetëra mijëra njerëz u zhvendosën.

Si pasojë e kontaminimit radioaktiv vdiqën mijëra njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori