LAJMI I FUNDIT:

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” – Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” – Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni e ftuar në “Cherry on Top” nga Bora Zemani, zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj.

Për ndarjen nga jeta e të atit, Artur Gjordeni, me të cilin u shpreh se nuk kishte komunikuar kurrë edhe pse kishte tentuar vazhdimisht, e përlotur Sara tregoi momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.


“Kam qenë në një zyrë në atë moment dhe jashtë më priste Bardhi. Në një moment që kam dalë me dokumentaat në dorë, Bardhi më merr dhe më thotë futemi pak në makinë se dua të të tregoj diçka. Një nga autorët e Big Brother më tha dua të bëhesh e fortë sepse ka ndodhur diçka. Ma ktheu telefonin dhe ishte lajmërimi i vdekjes. Nuk kam folur 8 orë. Ishin ndjesi shumë të përziera në fakt. Sepse nga shtatori i 2023 deri në 15 mars 2024, jam përpjekur non stop të kontaktoj me të dhe ai nuk ma ka hapur telefonin asnjëherë. Prindër edhe nëse fajin e ka fëmija, edhe nëse fajin e keni ju, jeta është shumë e shkurtë, hapjani telefonin sepse mund të ketë diçka për të thënë”- tha Sara.

Foto: Top Channel/YouTube

Ajo zbuloi ndër të tjera se nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore për shkak të situatave që kishte përjetuar dhe sepse nuk dinte sesi mund të ishte përballja me familjarët e të atit.

“Nuk kam mundur dot të jem në ceremoninë mortore, por kam shkuar e vetme ditën tjetër. Ishte goxha periudhë e vështirë. Tjetra ishte sepse është shumë e rëndë përballja me gjithë familjarët dhe fisin e tij në atë lloj situate. Unë shkova për respekt të faktit që ai është babai im”- u shpreh Sara mes të tjerash.
Ajo tha se i ka mbetur peng fakti që i ati nuk i kishte hapur telefonin gjatë gjithë periudhës që ishte përpjekur ta kontaktonte. /Telegrafi/

Videon mund ta gjeni këtu

Në trend Magazina

Më shumë
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Bebe Rexha publikon hitin e ri

Bebe Rexha publikon hitin e ri "Chase It (Mmm Da Da Da)", vjen me skena provokuese në klip

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori