LAJMI I FUNDIT:

Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Nemo, fituesi i edicionit të 68-të të Eurovision Song Contest, i cili tërhoqi vëmendjen duke u deklaruar si person jo-binar (i papërcaktuar në gjini), u bëri thirrje autoriteteve zvicerane të njohin një gjini të tretë – gjininë asnjanëse.

“Nuk ka gjini të tretë në Zvicër dhe mendoj se kjo është krejtësisht e papranueshme. Ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha ai.

Gazetarët më pas e pyetën se kë do të telefononte i pari pasi të fitonte, ai u përgjigj se do të telefononte Beat Jans, ministrin zviceran të drejtësisë.

“Ne duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është vërtet e rëndësishme që njerëzit të ndihen të pranuar”, tha ai, duke shtuar se shpreson të organizojë një takim me ministrin për të diskutuar të drejtat e njerëzve jo-binarë.

Zëdhënësi i ministrit më pas deklaroi se dëshironte të takohej me Nemon dhe se aktualisht po rregullonin një datë për takimin. Ai ka dërguar edhe një mesazh duke e uruar për fitoren në Eurovision.

Nemo (Foto: Leonhard Foeger/Reuters)

Kujtojmë se një vit e gjysmë më parë, autoritetet zvicerane hodhën poshtë propozimin për futjen e një opsioni të tretë gjinor në të dhënat zyrtare, duke deklaruar se binari gjinor është i rrënjosur thellë në shoqërinë zvicerane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Magazina
Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Magazina
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Magazina

"Gjithmonë për njëri-tjetrin" - Romeo Veshaj thyen heshtjen pas dramave të shumta qëkur përfundoi Big Brother

Magazina
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Kalo në kategori