Ka kohë që në rrjet qarkullon lajmi se marrëdhënia e Arbana Osmanit me Luiz Ejllin është krisur.
Është përfolur se shkak për këtë është bërë kundërshtimi i moderatores dhe bashkëshortit të tij, Eduard Grishaj për këngëtarin si opinionist i “Big Brother VIP Albania 3.
Mirëpo mesa duket tashmë çifti dhe Luizi i kanë lënë pas hatërmbetjet e të kaluarës, duke krijuar edhe një herë një urë komunikimi mes tyre.
Ka qenë Arbana ajo që ka postuar në InstaStory një foto nga pushimet në Bogë me Klajdi Harunin dhe bashkëshortin e saj, ndërsa krahas saj tregon se e ka shijuar shumë këtë këngë si cover nga Luizi, duke i bërë tag këtij të fundit.
“Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte”- shkruan moderatorja krahas videos duke kënduar.
Menjëherë këtë foto të Arbanës e ka ripostuar edhe Luizi, duke treguar kështu që dyshja tashmë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se çdo gjë nisi kur Luizi dhe moderatorja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, ndërsa aludimet për krisjen e marrëdhënies së tyre ishin të shumta, megjithëse shkaku nuk u zbulua asnjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251