LAJMI I FUNDIT:

Lajm bombastik vjen nga Spanja: Real Madridi po mendon transferimin e Edon Zhegrovës

Lajm bombastik vjen nga Spanja: Real Madridi po mendon transferimin e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë sezon, më e mira në karrierën e tij.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen me fanellën e Lille me gola e asistime, derisa të premten mbrëma realizoi dy gola në fitoren e Lille 2-1 ndaj Lensit.


Në 39 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me Lille, Zhegrova ka kontribuar në 20 gola, duke shënuar 11 e duke asistuar në nëntë të tjerë.

A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?
Lexo po ashtu A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?

Mediumi spanjoll ‘Masfichajes’ ka raportuar ditën e sotme se Real Madridi është vënë në kërkim të Zhegrovës dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në afatin kalimtar veror.

“Ndonëse nuk është prioriteti numër një, paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve teknikt të Real Madridit, të cilët e shohin tek ai një talent me një të ardhme të madhe përpara”, shkruan mediumi spanjoll.

“Real Madridi po përgatitet për një merkato të ëndrrave, me yje të mëdhenj në horizont dhe një strategji ambicioze për të rifituar dominimin në futbollin evropian. Por, ndër emrat e shndritshëm, Edon Zhegrova po shfaqet si një blerje e mundshme që mund të sjell freski dhe thellësi në sulmin e Los Blancos”.

“Talenti dhe rinia e tij e bëjnë atë një opsion tërheqës për një klub që kërkon gjithmonë përsosmëri. Vetëm koha do të tregojë nëse Zhegrova do të bëhet galaktiku u radhës në Santiago Bernabeu”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Dy gola dhe vendimtar në fitore, Edon Zhegrova lojtar i ndeshjes në derbin Lille-Lens
Lexo po ashtu Dy gola dhe vendimtar në fitore, Edon Zhegrova lojtar i ndeshjes në derbin Lille-Lens

25-vjeçari ka një vlerë në tregun e transferimeve prej 15 milionë euro, derisa edhe më parë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për të.

Napoli e Borussia Dortmund ishin ekipet që kanë shfaqur më parë interesim për talentin prishtinas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori