Renditja e re e dhjetë fituesve të mundshëm të Topit të Artë 2024 – Bellingham parakalon Mbappen
Sezoni debutues i Jude Bellingham për Real Madridin ka qenë përtej mbresëlënës deri më tani, gjë që e bën atë favoritin me shanse për të fituar çmimin e Topit të Artë 2024.
Megjithatë, ai nuk është i vetmi lojtar i Real Madridit në top dhjetëshen. Aty është edhe Vinicius Junior ndër pretendentët për ta fituar.
Përveç tyre nuk mungojnë emra tjerë si Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Phil Foden.
Është faqja sportive Goal, e cila ka publikuar një dhjetëshe të lojtarëve me gjasat më të mëdha për ta fituar.
Ylli i Real Madridit, Bellingham, momentalisht llogaritet si favorit për të fituar Topin e Artë këtë vit, duke lënë pas vete Mbappen.
Në pozitën e tretë vjen Haaland, ndërsa pas tij Foden, Rodri, Harry Kane, Mohamed Salah, Vinicius Junior, Antoine Griezmann dhe Bukayo Saka.
Në rreth tre muaj deri në fund, mund të jemi dëshmitarë të ndryshimeve të lehta në renditje pasi pjesa më e rëndësishme e sezonit sapo ka filluar.
Rezultatet e Ligës së Kampionëve, si dhe Euro 2024 dhe Copa America, do të formojnë ekuilibrin e fuqive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Portugalia publikon listën me 26 lojtarë të ftuar, Roberto Martinez iu beson veteranëve
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251