LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës

Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi në një prononcim për portalin Telegrafi ka treguar se e vlerëson kundërshtarin e finales së Kupës së Kosovës, Prishtinën, por pret që ai dhe ekipi i tij ta fitojnë trofeun dhe t’ia sjellin Suharekës trofeun e parë të Kupës.

Nesër (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24, ku kundërshtar janë Ballkanit dhe Prishtina.

Ndeshja finale është përcaktuar të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit me fillim nga ora 15:00, ndërsa gjyqtarë janë caktuar Genc Nuza kryesor dhe Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci anësor.


Kjo finale do të jetë e veçantë për një lojtarë. Bëhet fjalë për njërin nga mbrojtësit më të mirë të Superligës së Kosovës në dekadën e fundit, Armend Thaqi.

Thaqi ka fituar tri vjet radhazi titullin në Superligën e Kosovës me Ballkanin, por Kupën e Kosovës nuk ka arritur asnjëherë ta ngrit lartë me klubin therandas.

Ironia e fatit është se Thaqi këtë trofe e ka fituar së fundmi në vitin 2020 me fanellën e kundërshtarin të nesërm, Prishtinës, dhe në finale e ka mposhtur pikërisht skuadrën e tanishme të tij, Ballkanin.

Në një intervistë të shkurtë për Telegrafin, 31-vjeçari ka treguar ndjenjën e kësaj ndeshje dhe çfarë pret nga kjo përballje.

Telegrafi: Si e vlerësoni ndeshjen finale të Kupës ndaj Prishtinës?

Thaqi: Është ndeshje finale dhe normalisht që ka presionin e vet edhe rëndësinë shumë të madhe për shkak se nuk e kemi fituar asnjëherë Kupën me klubin e Ballkanit”.

Telegrafi: Këtë vit nuk keni fituar asnjëherë ndaj Prishtinës, a ja vështirëson kjo punën në finale?

Thaqi: Shpresojmë që ky ekip të jetë ai që ia sjellim edhe Kupën qytetit të Suharekës.

Telegrafi: Në herën e fundit Kupën e keni fituar me Prishtinën, pikërisht kundër Ballkanit, si ndihesh tani si kundërshtar dhe a është koha t’ia ‘dhuroni’ Ballkanit kupën kundër Prishtinës?

Thaqi: Fati e ka dashur që pikërisht këto dy ekipe të jenë në finale dhe tash unë jam me ngjyra tjera në këtë ndeshje. Do isha me klubin e Prishtinës në finale në qoftë se nuk do isha unë në finale, mirëpo e kam kundërshtar dhe do luftojmë që ta fitojmë Kupën sepse po e cilësoj finale nderi apo karakteri për neve”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori