LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano konfirmon se Barcelona ka humbur dy objektivat që kishte për mesfushën, lojtarët kanë arritur marrëveshje me tjera skuadra

Fabrizio Romano konfirmon se Barcelona ka humbur dy objektivat që kishte për mesfushën, lojtarët kanë arritur marrëveshje me tjera skuadra

Barcelona duhej të forconte mesfushën e saj në janar, së paku kështu tha vet presidenti i tyre Joan Laporta duke thënë se do të kërkonin huazimin e futbollistëve.

Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur dhe katalunasit dy objektivat e para që kanë pasur i kanë humbur me mesfushorët që kanë gjetur marrëveshje me të tjera skuadra.


Talenti i madh belg Arthur Vermeeren ishte një nga objektivat e Barcelonës dhe dëshira kryesore e trajnerit Xavi Hernandez, por ai ka zgjedhur t’i bashkohet rivalëve të La Ligas, Atletico Madrid.

Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se belgu ka gjetur marrëveshje me Royal Antwerp për 15 milionë euro dhe shuma që me bonuse do të arrijë në 25 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, Barça ka humbur edhe mesfushorin anglez të Manchester Cityt, Kalvin Phillips .

Phillips do t’i bashkohet West Hamit në formë huazimi pasi u arrit një marrëveshje me Man City. Barca ndoshta u mposht sepse West Ham ofroi të nënshkruante lojtarin përgjithmonë në fund të sezonit.

Barça thuhet se shpreson të nënshkruajë me Phillips në një hua gjashtëmujore pa opsion blerjeje dhe pa tarifë huazimi. Blaugranët thjesht donin të mbulonin pagën e tij siç po bëjnë me Felix dhe Cancelo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

Premier League
Kalo në kategori