LAJMI I FUNDIT:

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Barcelona ka krijuar listën prej tre personave që janë favorit për të zëvendësuar në stol Xavi Hernandez, pasi situata e tij në klub mori një kthesë tjetër dhe tashmë e ardhmja e spanjollit është në rrezik të madh.

Është raportuar gjerësisht se Barcelona po e konsideron mundësinë e shkarkimit të Xavit në fund të sezonit pasi ish-mesfushori foli për gjendjen financiare të klubit.

Në muajin janar të këtij viti, Xavi kishte njoftuar për vendimin e tij për t’u larguar nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, vetëm që më pas hierarkia e klubit ta bind atë të qëndrojë përtej verës.


Sidoqoftë, gazeta spanjolle AS ka raportuar se fjalët e Xavit lidhur me gjendjen financiare të klubit e kanë zemëruar Joan Laportan.

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë
Lexo po ashtu Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Xavi kishte thënë në një konferencë për shtyp se klubi duhet të shpenzojë para nëse ata nuk duan që situata të mbetet e tillë, teksa kishte shtuar se është mjaft e vështirë të konkurrosh ndaj Real Madridit dhe gjithashtu në Evropë.

Barcelona tani thuhet se është në gjueti për një trajner të ri, dhe AS shton se Rafa Marquez, Hansi Flick dhe Sergio Conceicao janë pjesë e listës së ngushtë të drejtuesve.

Ish-përzgjedhësi i Gjermanisë, Flick, më herët kishte pasur zëra se do të rikthehej tek Bayern Munich, ndërsa Marquez ka impresionuar në krye të të rinjve të Barcelonës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë

E goditi Joao Pedron me shuplakë pas ndeshjes, Luis Enrique thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse e bëri këtë

Ndërkombëtare
Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Ligat tjera
Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Ndërkombëtare

"Shumë njerëz kanë folur shumë keq për Chelsean gjatë gjithë sezonit" - Palmer flet pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Real Madridi siguron shërbimet e Alvaro Carreras, Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit

Real Madridi siguron shërbimet e Alvaro Carreras, Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit

La Liga
Kalo në kategori