LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarë të Real Madridit të përfshirë në 11-shen më të vlefshme të La Ligës, vetëm tre të Barcelonës

Gjashtë lojtarë të Real Madridit të përfshirë në 11-shen më të vlefshme të La Ligës, vetëm tre të Barcelonës

Klubi mbretëror, Real Madridi po fluturon lart në fillim të sezonit 2023/24 dhe është në krye të tabelës së La Ligës, duke qenë favoriti kryesor për titull.

Los Blancos kanë një nga skuadrat më të vlefshme në futbollin botëror dhe disa nga lojtarët më të mirë përreth.


Si rezultat, sipas faqes së statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, gjashtë lojtarë të Real Madridit aktualisht shfaqen në 11-shen më të vlefshme të La Liga-s.

Barcelona, ​​nga ana tjetër, ka vetëm tre lojtarë në këtë formacion.

Super kompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligën këtë sezon
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligën këtë sezon

Thibaut Courtois është në 11-shen dhe lëndimi i tij nuk e ka dëmtuar aspak vlerën e tij. Eder Militao është i vetmi mbrojtës i Real Madridit në këtë 11-she.

Në mbrojtje gjenden dyshja e Barcelonës, Roland Araujo dhe Alejandro Balde, ndërsa në krahun e majtë është ylli i Atletico Madridit, Nahuel Molina.

Federico Valverde dhe i shkëlqyeri Jude Bellingham janë të dy në skuadër pasi impresionuan për Los Blancos në fillim të sezonit.

Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes janë lojtarët e tjerë që përfaqësojnë Los Blancos në këtë formacion, me vlerën e të dyve mbi 100 milionë euro, ndërsa në sulm gjendet Robert Lewandowski.

Disa nga munguesit e shquar nga ky ekip përfshijnë Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, të cilët gjithashtu kanë vlera të larta, ashtu si yjet e Barcelonës, Pedri dhe Gavi.

Befasia e këtij formacioni është lojtari i Athletic Bilbaos, Oihan Sancet, i cili ka një vlerë prej vetëm 30 milionë euro, por si duket specifika e pozitës ka bërë që ai të gjendet aty. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori