Facebook dhe Instagram ndalojnë publikimin e lajmeve në Kanada – ekspertët e dënojnë këtë vendim
Ndalimi në qasjen e lajmeve brenda platformave të saj nga gjiganti i rrjeteve sociale Meta në Kanada është një “llogaritje e gabuar” e cila mund të dëmtojë gazetarinë dhe të promovojë shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, kanë paralajmëruar ekspertët
Kompania doli me njoftim mbi këtë lëvizje të enjten, duke thënë se ata kanë nisur procesin për ndalimin e qasjes në lajme nëpërmjet Facebook dhe Instagram për përdoruesit e tyre në Kanada.
Kjo politikë erdhi si rebelim ndaj ligjit të ri, Akti i Lajmeve Online, i krijuar në një përpjekje për të ndihmuar në ngritjen e fitimeve të mediave kanadeze duke detyruar kompani si Meta dhe Alphabet që të kontribuojnë në këtë aspekt, raporton Guardian, përcjell Telegrafi.
Kompania e ka përshkruar legjislacionin, të njohur si “Ligji C-18” – i miratuar më 18 qershor – si “jo-funksional” dhe ka argumentuar se mënyra e vetme për të respektuar ligjin është “t’i japë fund qasjes së lajmeve për njerëzit në Kanada”.
Disa përdorues të Instagram dhe Facebook në vend nuk po mund të shpërndajnë linqe të artikujve të lajmeve në këto platforma, duke përfshirë edhe linqet e storjeve edhe nga mediat jo-kanadeze si Guardian, Washington Post, New York Times dhe Al Jazeera Afrique.
Më herët gjatë këtij viti, Google gjithashtu kishte deklaruar se do t’i largonte linqet nga rezultatet e kërkimit, por se akoma nuk ka filluar ta bëjë këtë. Mbetet e paqartë se nëse gjiganti i kërkimit dhe platformat e tjera si X (ish-Twitter) dhe Bing do ta ndjekin shembullin e Meta-s.
Ekspertët e medias paralajmërojnë se masa thjesht mund të lërë një boshllëk që do të mbushet nga shpërndarësit e dezinformatave.
“Rezultati përfundimtar mund të jetë heqja e qasjes nga Meta në pothuajse të gjitha organizatat legjitime të lajmeve, por lënia e linqeve me lajmet nga media me reputacion, apo blogje dhe operacione të tjera me një person”, shkroi Laura Hazard Owen nga Nieman Lab i Harvard-it.
Michael Geist, profesor i drejtësisë në University of Ottawa dhe anëtarë i qendrës studiuese për ligjin në internet dhe tregtisë elektronike, Canada Research, tha se mediat kanadeze do pësojnë keq, veçanërisht mediat e vogla dhe të pavarura, të cilat mbështeten tek rrjetet sociale në krijimin e lidershipit të tyre. “Kjo politikë është një katastrofë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Timothy Caulfield, profesor në University of Alberta, i cili studion dezinformatat mbi mjekësinë dhe shkencën, deklaroi se edhe para miratimit të ligjit të ri, rrjetet sociale dhe forumet në internet ishin një forcë dominuese në shpërndarjen e terapive të paaprovuara dhe teorive konspirative mbi mjekësinë konvencionale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Nokia nxjerr tablet?
Flash në HTML5
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë