LAJMI I FUNDIT:

Nokia nxjerr tablet?

Nokia nxjerr tablet?

Në një kohë kur të gjitha kompanitë e njohura ndërkombëtare kanë nxjerrë versionet e tyre të para të tabletëve, Nokia, firma e vetme që nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë, ka njoftuar se përdoruesit do të surpriozohen shumë shpejt.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i kësaj kompanie, Stephen Elop, i cili gjatë konferencëssë D9-ës tha: “Nuk do të prezantoj ndonjë tablet tani. Por, gjatë gjithë kësaj kohe kemi ndjekur dhe testuar me kujdes atë që klientët pëlqejnë, e që ende nuk e kanë gjetur në treg. Shumë shpejt do të keni një surprizë.”

Zoti Elop i është shmangur pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e operimit të këti tableti, apo madhësinë e ekranit. Nokia gjithnjë na ka befasuar me modelet e saj, le të presim se çfarë do të nxjerrë këtë rradhë. /Telegrafi/