LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp po merr një pamje të rifreskuar me përditësimin e ri dhe ndryshimet zbatohen si për përdoruesit e iOS ashtu edhe për Android.

Meta ka disa muaj që teston pamjen e re të aplikacionit në versionin beta – synimi është të integrojë të gjitha ndryshimet që ka përjetuar WhatsApp në këto dy vitet e fundit, pra të “hekuros” dhe rregullojë gjithçka bukur.


Një ndryshim kryesor në dizajnin e ri është se një nuancë e veçantë e gjelbër përdoret si ngjyra kryesore. Aplikacioni tha se “u konsideruan më shumë se 35 versione të ndryshme ngjyrash”.

“Në fund vendosëm për jeshile, që është karakteristikë e WhatsApp-it, si dhe një çiftim harmonik ngjyrash në të gjithë aplikacionin”, shtuan ata nga WhatsApp.

Si pjesë e dizajnit të ri, Meta ka përditësuar edhe ikonat në mënyrë që ato tashmë të kenë një stil të rrumbullakosur, si dhe janë përditësuar edhe ilustrimet.

Sa për disa ndryshime të tjera, Dark Mode në Android tani është pak më i errët se më parë, dhe ndryshimi siguron kontrast më të lartë dhe tone më të thella ngjyrash.

Kur bëhet fjalë për iPhone, “menuja e bashkëngjitjes” e re duhet ta bëjë më të lehtë dërgimin e skedarëve, krijimin e sondazheve dhe të ngjashme. Gjithashtu, është rifreskuar paleta që mund të përdoret për sfondin e bisedave. /Telegrafi/