LAJMI I FUNDIT:

Aktori Genc Fuga përjeton sulm në tru, bashkëshortja e tij bën thirrje për ndihmë

Aktori Genc Fuga përjeton sulm në tru, bashkëshortja e tij bën thirrje për ndihmë

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Genc Fuga, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka pësuar një sulm në tru dhe si pasojë është detyruar që të futet në operim urgjent mbrëmjen e së shtunës.


Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e tij, aktorja e njohur e “Njerëz dhe Fate”, Eni Jani.

Eni Jani dhe Genc Fuga (Foto: Rudina)

Përmes një postimi dashamirës të bërë në rrjetin social Facebook, Jani u ka bërë thirrje për ndihmë të gjithë kolegëve, që me nga një shumë minimale të kontribuojnë në sigurimin e faturës totale, e cila është 19 mijë euro.

“Nuk qenka e lehte por në këto momente e kam domosdoshmeri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSh nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të pasur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë…”, ka shkruar aktorja në Facebook.

Krahas statusit, ajo ka bashkangjitur linkun e GoFundMe, ku secili mund të kontribuojë në shërimin e aktorit të njohur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori