LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon se pse ka aq shumë fansa homoseksualë: Unë i mbështes ata

Bebe Rexha tregon se pse ka aq shumë fansa homoseksualë: Unë i mbështes ata
Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “Bebe”, të cilin e publikoi më 28 prill.

Albumi ka gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime shumë të suksesshme me emrat e njohur si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton.


Rexha ka qenë e zënë gjatë këtyre ditëve duke promovuar albumin në dalje të ndryshme televizive dhe radiofonike.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në një intervistë të fundit për emisionin Etalk, 33-vjeçarja ka folur në detaje për albumin e fundit, teksa në një moment është ballafaquar me një pyetje të çuditshme nga gazetari.

Si rrallëherë, Bebe Rexha flet për të dashurin e saj Keyan Safyari: Gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë
Lexo po ashtu Si rrallëherë, Bebe Rexha flet për të dashurin e saj Keyan Safyari: Gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë

“A je e vetëdijshme se sa shumë të duan homoseksualët ty?”, u pyet këngëtarja, e cila ngeli e shtangur fillimisht.

“A po bën shaka me mua? Unë bëj muzikë për të gjitha vajzat dhe homoseksualët. Dua të them jam e nderuar dhe unë jam një fanse e atyre që e duan veten dhe unë dua të mbështes komunitetin e homoseksualëve aq shumë sa mundem sepse ndjej sikur ata më mbështesin mua shumë dhe unë do ta them prapë, ‘ti e bën këtë për vajzat dhe homoseksualët’”, tha Rexha.

Përveç albumit, ajo do të nisë më datën 31 maj edhe një turne muzikor të titulluar “Best F*ckin Night Of My Life”, fillimisht në Shtetet e Bashkuara e më pas edhe në Evropë. /Telegrafi/

Datat e turneut “Best F*ckin Night Of My Life” të artistes Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori