LAJMI I FUNDIT:

Si rrallëherë, Bebe Rexha flet për të dashurin e saj Keyan Safyari: Gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë

Si rrallëherë, Bebe Rexha flet për të dashurin e saj Keyan Safyari: Gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë
Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Just Jared & Instagram)

“Bebe” titullohet albumi i saj më i fundit, i cili ka dalë në shitje këto ditë dhe po korr mjaft sukses.

E teksa po i gëzohet suksesit të albumit të tretë në karrierën e saj, Bebe Rexha është shumë e zënë gjatë këtyre ditëve me promovimin e tij në intervista të shkruara dhe dalje të ndryshme televizive.


Në një intervistë të fundit për revistën People, Bebe Rexha ka folur rreth albumit të saj më të fundit, duke treguar se si gjeti frymëzim në vitet ’70 për finalizimin e tij.

Pyetet se pse nuk kryen ndërhyrje për t'u dobësuar, Bebe Rexha: Kam frikë se nëse hyj në operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë
Lexo po ashtu Pyetet se pse nuk kryen ndërhyrje për t'u dobësuar, Bebe Rexha: Kam frikë se nëse hyj në operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë

“Unë thjesht po përpiqesha të shkruaja tekste dhe të kompozoja këngë që më pëlqenin. Doja ta quaja albumin ‘Bebe’ sepse mendoj se është koha që njerëzit të mësojnë se kush jam dhe të mësojnë më shumë për mua dhe historinë time. Është koha”, tha 33-vjeçarja.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Si rrallëherë, në këtë intervistë ajo e hapi zemrën duke folur edhe për të dashurin e saj, drejtorin e kinematografisë Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje tash e më shumë se tri vite.

“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë”, tha Bebe Rexha për “People”.

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe i ka të rralla paraqitjet publike me të dashurin e saj, pasi ka preferuar ta ruajë për vete privatësinë e saj. /Telegrafi/

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori