Victoria Beckham tërhoqi vëmendjen gjatë pushimeve në Portofino, ku u shfaq me bikini të zeza trekëndëshe teksa shijonte rrezet e diellit pranë bashkëshortit të saj, David Beckham.

Çifti po kalon disa ditë në Itali, i shoqëruar edhe nga disa prej fëmijëve të tyre.


Në disa fotografi, Victoria dhe David shfaqen duke kaluar momente të afërta dhe romantike pranë detit, ndërsa ish-futbollisti tregoi fizikun e tij me pantallona të shkurtra noti, shkruan DailyMail.

Një prej momenteve më të ëmbla ishte kur Victoria i kapi fytyrën Davidit ndërsa të dy qëndronin të relaksuar në shezlong.

Pas kohës së kaluar në plazh, Victoria u fotografua duke shijuar një nga ushqimet e saj të preferuara, një sallatë me karkaleca, ndërsa David dhe vajza e tyre Harper zgjodhën një sanduiç për drekë.

Familja ka qenë duke udhëtuar përgjatë Rivierës Franceze dhe asaj Italiane me jahtin e tyre luksoz.

Vizita në Portofino ka edhe një domethënie të veçantë për çiftin. David zbuloi se ata ishin kthyer në të njëjtin hotel ku kishin qëndruar 29 vjet më parë, në një kohë kur lidhja e tyre ende nuk ishte bërë publike.

“29 vjet më parë erdhëm në Portofino në këtë hotel, para se dikush ta dinte se po dilnim bashkë, dhe ja ku jemi përsëri”, shkroi ai në Instagram.

Pas gati tri dekadash së bashku, David dhe Victoria vazhdojnë të tregojnë momente të afërta nga jeta e tyre familjare, ndërsa pushimet në Itali kanë sjellë edhe një rikthim simbolik në një prej vendeve të rëndësishme të historisë së tyre si çift. /Telegrafi/