Xhuliana Nura ka ndarë me ndjekësit një detaj rreth emrave që dëshiron t’ua vendosë fëmijëve të saj, duke treguar se do të vazhdojë traditën familjare.

Ajo ka treguar se vjen nga një familje me tradita patriotike.


Nëna e Xhulianës është nga Prekazi, ndërsa babai nga Prellovci, ndërsa historitë e familjes së saj i ka rrëfyer edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”.

Duke folur për emrat në familje, Xhuliana ka treguar se vëllai i saj quhet Spartak, ndërsa djali i tij mban emrin Hektor.

Nisur nga kjo traditë, ajo ka bërë të ditur se edhe djali i saj do të ketë një emër ilir.

Xhuliana ka zbuluar gjithashtu se fëmijët e saj do të mbajnë mbiemrin e familjes së saj.

Aktualisht, Xhuliana ndodhet në spital dhe pritet që shumë shpejt të sjellë në jetë fëmijët e saj. /Telegrafi/