LDK merr pjesë në seancën konstituive të 9 shtatorit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kështu tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme.
"Sapo e përfunduam mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, njëhkohësisht diskutuam për vazhdimin e seancës së ardhshme konstituive të Kuvendit. Vendosëm si grup që të marrim pjesë në këtë seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj. Prandaj kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendit dhe institucioneve të ju kthehet funksionaliteti i tyre. Prandaj vendosëm që të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë institucione Kosovës", tha ajo përcjell Telegrafi.
E pyetur edhe për temën e presidentit, Lushaku tha: ” Çështja e presidenti nuk është diskutuar pasi nuk është si temë, temë është konstituimi i Kuvendit”. /Telegrafi/



































