LAJMI I FUNDIT:

Takimi me kryeministrin britanik, ky është veprimi i Biden që ka rënë në sy të përdoruesve të rrjeteve sociale

Takimi me kryeministrin britanik, ky është veprimi i Biden që ka rënë në sy të përdoruesve të rrjeteve sociale

Një moment i takimit të kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe presidentit amerikan Joe Biden ka rënë në sy të përdoruesve të rrjeteve sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment në të cilin dukej se Biden e shtynte Sunak në njërën anë në mënyrë që të shtrëngonte duart me dikë tjetër.


Një veprim i tillë erdhi kur Biden mbërriti në Irlandën e Veriut për një vizitë për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë.

Dhe ai u përshëndet nga kryeministri britanik pasi aeroplani presidencial u ul në RAF Aldergrove mbrëmë.

Të dy udhëheqësit u takuan për një kohë të shkurtër përpara se presidenti të largohej me një makinë të blinduar.

Dhe pamjet tregonin momentin kur Biden duke “e shtyrë” Sunak në njërën anë për të përshëndetur Jane Hartley, ambasadoren e SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/