LAJMI I FUNDIT:

Besa Kokëdhima për Big Brother: Ka dalë gjithçka jashtë kontrollit, këtë pamje ka shoqëria ku do donit të jetonin fëmijët tuaj?

Besa Kokëdhima për Big Brother: Ka dalë gjithçka jashtë kontrollit, këtë pamje ka shoqëria ku do donit të jetonin fëmijët tuaj?

Mbrëmja e së shtunës ka qenë e mbushur me debate në spektaklin Big Brother VIP Albania.

E duket se kjo situatë tejet e tensionuar i vrau veshin këngëtares së njohur shqiptare, Besa Kokëdhima.


Ajo përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në InstaStory, ka theksuar se nuk po i pëlqen aspak asaj që e quajtir një “gjyq” atë që ndodhi në studion e Top Channel.

Foto: Besa/InstaStory

“I padrejtë ky gjyqi që po shoh në Top. Shoqëri e dhunshme Shqipëria. Vendi ku dhunojnë ata që bërtasin ‘Mos dhuno’. Vendi ku dhuna është në rrugë, në shkollë, në punë, në TV, kudo! Njerëz të prezumuar me nivel që bërtasin me fishta në vesh, linçojnë, bulizojnë. Ka vetëm një kurë, konsiderata për të tjerët dhe kulturimi! Kulturohuni vet dhe pretendoni kulturë! Respektoni jetët e të tjerëve, konsideroni pasojat që dhuna juaj shkakton në një shoqëri të egër si Shqipëria. Respekto dhe pretendo respekt. Stop dhunës nga gjithë palët! Dhuna është më e hidhur dhe afektuese kur udhtrohet nga njerëzit me pozitë”, ka shkruar Besa në InstaStory.

Foto: Besa/InstaStory

Tutje, interpretuesja e hitit “Engjujt Vrasin Njëlloj” ka shkruar se gjendjen aktuale të shoqërisë e sheh si “komplet të dalë jashtë kontrolli”.

“Këtë pamje ka shoqëria ku do donit të jetonin fëmijët tuaj? Pa dashur të bëj moralisten, por duket se ka dalë gjithçka jashtë kontrollit”, ka theksuar Besa Kokëdhima.

Foto: Besa/InstaStory

Debati më i ashpër mbrëmjen e së shtunës u realizua mes këngëtarit Luiz Ejlli, moderatores Kiara Tito, influencueses Efi kundrejt opinionistëve të spektaklit: Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori