Së fundmi është bërë praktikë që ligjet e Qeverisë Kurti pak kohë pas miratimit në Kuvend, të kontestohen në Gjykatën Kushtetuese.
Të njëjtin fat e pati të premten edhe Ligji i Pagave për Sektorin Publik.
Kushtetueses iu drejtua Avokati i Popullit, pas pranimit të mbi 100 ankesave kundër tij.
Ani pse ky institucion vendosi ta kontestojë ligjin në Kushtetuese, nuk është masë pezullimi, andaj rrjedhimisht pagat do të vazhdojnë të dalin me ndryshimet e bëra nga ky ligj.
E, zbritja e pagave që kanë pësuar ngritje nuk është qëllim i Avokatit të Popullit, thuhet në kërkesë.
“Avokati i Popullit nuk e konteston ligjin dhe shtojcat e tij në pjesët kur për sektorë të caktuar ka rritje të pagave dhe ku është ndjekur një qëllim legjitim për rritje të tilla. Avokati i Popullit tërheqë vëmendjen tek qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese të shprehura në paragrafin 271 të aktgjykimit KO 219-19 sipas të cilit çdo ulje e pagave duhet të jetë e tillë që të mos e vë barrën e shkurtimit të pagës vetëm në disa persona ose sektorë të caktuar të sektorit publik. Arsyet për ulje pagash duhet të jenë shumëfish më të qëndrueshme se sa arsyet për rritje pagash”, ka thënë Avokati i Popullit.
Megjithëse masa e përkohshme nuk është kërkuar, gjykata mund të ndërmarrë një vendim të tillë, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, të cilët kanë qenë një nga palët ankuese.
“Kjo nuk do të thotë që Gjykata Kushtetuese, gjatë vlerësimit të kërkesës, nëse e sheh të arsyeshme mund ta pezullojë, ligjin në tërësi ose pjesë të caktuara të ligjit ku ajo vëren se është e arsyeshme që mos të bëhet një dëm i pariparueshëm, për të punësuarit në sektorin publik në Kosovë”, ka deklaruar Naim Jakaj nga IKD.
Nga ana tjetër avokati Florim Shefqeti, që gjithashtu ka përfaqësuar palë ankuese për Ligjin e Pagave, shprehet i bindur se atë do ta rrëzojë Kushtetuesja.
Shefqeti thotë se kërkesën për masë pezullimi, Avokati i Popullit mund ta bëjë ndërkohë.
“Ky ligj e ka cenuar pavarësinë e gjyqësorit, që është shtyllë dhe ne vazhdimisht e kemi thënë se ky ligj në formën që është gjithsesi do të dalë antikushtetues, në pjesën që është bërë cenimi i të drejtave nga pjesa e barazisë ligjore dhe Avokati i Popullit e ka interpretuar si cenim i të drejtës në pronë sepse pagat e tyre janë konsideruar si interes ekonomik, respektivisht si lloj i pronës”, ka thënë Florim Shefqeti Avokat.
Ligji për Paga është miratuar në Kuvend në shkurt të këtij viti, ku vlera e koeficientit është përcaktuar 105 euro./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3