LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Paga dërgohet në Kushtetuese

Ligji për Paga dërgohet në Kushtetuese

Ligji për Paga këtë të premte është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmuan burime brenda institucionit të Avokatit të Popullit, ndërsa mësohet se janë mbi 100 ankesa që janë adresuar te Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave.

Ndryshe, më 1 shkurt, Qeveria e Kosovës ka miratuar koeficientin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, në vlerë prej 105 eurosh.


Ligji i Pagave rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorë të sektorit publik. Megjithatë, ka pasur pakënaqësi te disa sektorë.

Me Ligjin e ri, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18.

Javë më parë Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në sistemin e ri të Ligjit për Pagat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori