Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 22 gusht 2026.

Çmimi i naftës sot është 1.79 euro për litër, njëjtë me të premten.


Ndërkaq, çmimi i benzinës sot është 1.53 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të premten, sa ishte 1.52 euro.

Edhe gazi mbetet 0.62 euro për litër, njëjtë me të premten.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/