LAJMI I FUNDIT:

Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Sot ka filluar edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “Expokos”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në fjalën hapëse të kësaj ceremonie tha se panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes, për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar partneritete afariste.

Ai shtoi se panairet ofrojnë një mundësi të çmuar për bizneset që të vlerësojnë konkurrencën dhe të grumbullojnë njohuri, sepse kështu i ndihmojnë bizneset të ecin përpara më shpejtë e  më shumë në treg.

Duke folur për veçoritë që e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime, ai veçoi pozitën gjeografike që ofron qasje shumë të përshtatshme në tregjet evropiane, në Lindjen së Mesme, e në Afrikën Veriore, por edhe rregullat tatimore në Kosovë. Për këto të fundit, kryeministri theksoi se ato janë më të favorshmet në Ballkanin Perëndimor sa i përket bizneseve.

“Përfitimet përfshijnë 0% tarifë doganore për eksportet, normën e dytë më të ulët të tatimit korporativ në Evropë me vetëm 10%, dhe përjashtime nga tarifat doganore për importet e makinerive dhe materialeve të para që përdoren për përpunim të mëtutjeshëm. Gjithashtu, Kosova ka nënshkruar traktate për shmangien e tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshme evropiane”, tha ai.

Ai gjithashtu përmendin edhe mërgatën, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri të Bashkuar dhe Turqi, si një faktor të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

“Shumica e investimeve të huaja direkte që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në Kosovë kanë një lidhje të ngushtë me afaristët tanë në diasporë. Pra, ndërmarrësit tanë në diasporë janë ura për investimet e huaja direkte, por të dhënat tregojnë që janë edhe urë për turizmin në Kosovë.

Meqenëse një pjesë e madhe e turistëve që vijnë tek ne, janë në fakt miq, dashamirë të njohur të bashkatdhetarëve tanë në Evropën Perëndimore dhe gjetiu. Vendi ynë është përherë falënderues për kontributin që ka dhënë e nuk po rresht së dhëni edhe sot e kësaj dite mërgata jonë”, tha kryeministri.

Pas ceremonisë, kryeministri Kurti vizitoi kompanitë pjesëmarrëse të cilat prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre në këtë panair. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore

Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore

Kosmonte Foods
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymaths
UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

UBT
Pagat e mjekëve, infermierëve dhe specializantëve sipas ligjit të ri

Pagat e mjekëve, infermierëve dhe specializantëve sipas ligjit të ri

Sa e shëndetshme është mjalta?

Sa e shëndetshme është mjalta?

Kalo në kategori