LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Në Prishtinë sot është hapur panairi EXPOKOS 2024, ku liderët e industrisë dhe inovacionit janë mbledhur për dy ditë frymëzimi dhe rrjetëzimi.

Në hapjen e panairit mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se panairet e tilla janë të rëndësishëm për të krijuar inovacione në biznes.


“Kosova në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe modernizimit në sektorin privat po shënon hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Pozicionuar në një pikë strategjike në Evropën Juglindore vendi ynë ofron qasje shumë të përshtatshme në tregjet evropiane, në Lindjen e mesme e në Afrikën veriore”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Kompanitë vendore pjesëmarrëse në këtë panair prezantuan produktet si dhe rëndësinë e tyre.

Arkitektja, Egzontina Shabaj Gashi nga Aldex Group ka thënë se në këtë panair do të prezantohen Aldex Stone.

Egzontina Shabaj Gashi nga Aldex Group

“Jemi për herë të parë në këtë panair dhe është risi dhe për ne si kompani. Në shtandin tonë ne sot kemi prezantuar disa produkte nga fabrika jonë e përpunimit të gurëve natyralë, ku bën pjesë graniti, mermeri dhe gurët inxhinierikë”, ka thënë për Telegrafin Shabaj-Gashi.

Ndërsa, Valon Hoti nga kompania “Zinkune”, theksoi se kryesisht merren me produktet e metalit, të cilat përdoren për çati, fasada metalike, por edhe produkte të reja izoluese e që janë zëvendësues të plumbit e të membranave të ndryshme.

Valon Hoti nga kompania “Zinkune”

Edhe Veton Hyska nga kompania “Kontura” tha se janë prodhues i vetëm në Kosovë i profilit të dritareve.

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Lexo po ashtu EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Veton Hyska nga kompania “Kontura”

“Jemi duke ekspozu produktet tona. Ne prodhojmë vetëm profilin e dritareve. Përndryshe jemi prodhues të vetëm në Kosovë”, u shpreh Hyska.

Elza Leku, menaxhere, e kompanisë “Lambario”, tha produktet e tyre janë me standarde evropiane.

Elza Leku, menaxhere e kompanisë “Lambario”

“Sot më shumë e kemi zgjedhur pjesën e magnetikës që është pjesa slim, e cila po përdoret për shtëpi dhe banesa të ndryshme”, u shpreh ajo.

Ndryshe, ky panair është ngjarja kryesore promovuese në Ballkanin Perëndimor. EXPOKOS është një forcë shtytëse e rritjes ekonomike dhe inovacionit për më shumë se 23 vjet.

Me temën “E ardhmja e ekonomisë”, panairi i këtij viti premton të eksplorojë çështjet kryesore që formojnë botën e biznesit të së nesërmes, nga qëndrueshmëria deri te transformimi dixhital.

Panairi do të jetë i hapur edhe nesër në sallën 1 Tetori në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

300 pingponistë, 20 shtete, një garë: PrishtinaOpen 2024 po troket!

Ekonomi
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kalo në kategori