LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë problemet për Alec Baldwinin – paditet nga tre anëtarë të ekipit të “Rust” për të shtënat fatale në vitin 2021

Vazhdojnë problemet për Alec Baldwinin – paditet nga tre anëtarë të ekipit të “Rust” për të shtënat fatale në vitin 2021

Tre anëtarë të ekipit të “Rust” ngritën një padi kundër Alec Baldwin dhe producentëve të filmit të hënën, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga TMZ.

Individët pretendojnë se janë përballur me ankthin dhe simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik pas të shtënave fatale në tetor të vitit 2021, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.


Siç u raportua më parë nga Page Six, ylli i “30 Rock” u deklarua i pafajshëm në këtë rast të enjten.

Alec Baldwin (Foto: Instagram)

Në padinë e re, Ross Addiego, Doran Curtin dhe Reese Price – ishin në kishën e vendosur në Bonanza Creek Ranch të New Mexico kur arma e Baldwinit qëlloi, duke vrarë Hutchins dhe duke lënë të plagosur regjisorin Joel Souza.

Hilaria tregon mbështetjen për bashkëshortin Alec Baldwin mes akuzave për të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”
Lexo po ashtu Hilaria tregon mbështetjen për bashkëshortin Alec Baldwin mes akuzave për të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”

Addiego, Curtin dhe Price pretendojnë se ata ishin në afërsi të aktorit, kur ndodhi ngjarja tronditëse.

Ekipi i “Rust” gjatë xhirimeve (Foto: Instagram)

Baldwin akuzohet se nuk i kushtoi vëmendje kësaj pjese, për të siguruar që arma të mos ishte e mbushur me plumba të vërtetë.

Ai fillimisht mohoi akuzat se kishte tërhequr ndonjëherë këmbëzën e armës, por prokurorët argumentuan se “fotot dhe videot tregojnë qartë Baldwinin” përpara të shtënave vdekjeprurëse.

Ekipi i “Rust” gjatë xhirimeve (Foto: Instagram)

Alec tani nuk lejohet të pijë alkool, të zotërojë një armë ose të flasë me dëshmitarë të mundshëm, përveç diskutimit për vazhdimin e xhirimeve të “Rust”.

Filmi është planifikuar të rifillojë me xhirimet këtë pranverë. /Telegrafi/

Alec Baldwin (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina

"Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai", reagon Kejvina Kthella

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori