LAJMI I FUNDIT:

Hilaria tregon mbështetjen për bashkëshortin Alec Baldwin mes akuzave për të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”

Hilaria tregon mbështetjen për bashkëshortin Alec Baldwin mes akuzave për të shtënat fatale në xhirimet e filmit “Rust”

Hilaria Baldwin po e tregon mbështetjen e saj për bashkëshortin Alec Baldwin, pasi ai u akuzua zyrtarisht për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins.

Instruktorja e jogës, 39-vjeçe, ndau një foto krah bashkëshortit, 64-vjeç, të cilën e realizuan para 12 vitesh në takimin e tyre të parë.


“12 vjet më parë, këtë natë, u takuam. Në çfarë gjëra kemi kaluar, brenda, jashtë dhe duke vazhduar…çdo vend emocional, nuk mendoj se asnjëri prej nesh mund ta kishte parashikuar ndonjëherë”, tha ajo.

“Por ja ku jemi duke qëndruar në këmbë, të rrethuar nga të gjithë ju njerëz të mrekullueshëm, fëmijët tanë dhe bashkë”.

“Alec…unë jam këtu, ne jemi këtu…kurrë vetëm”, vazhdon më tej postimi.

Merret vendimi: Alec Baldwin është zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e "Rust"
Lexo po ashtu Merret vendimi: Alec Baldwin është zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e "Rust"

Pavarësisht vështirësive ligjore të të shoqit, nëna e shtatë fëmijëve ka ndarë vazhdimisht fotografi të tyre së bashku.

Rreth dy javë më parë u njoftua se aktori dhe producenti është akuzuar penalisht në lidhje me të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit ‘Rust’.

Akuzat kundër Baldwin dhe armatores së kastit të filmit, Hannah Guiterrez Reed, përfshijnë dy akuza për vrasje të pavullnetshme.

Kinematografja ukrainase u vra nga një municion i drejtpërdrejtë i shkrepur nga një armë skenike e mbajtur në dorë nga Baldwin, i cili pohon se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës. /Telegrafi/

Alec Baldwin në xhirimet e filmit “Rust” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori