LAJMI I FUNDIT:

Në të gjithë botën në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri dominojnë kërkimet për Big Brother

Në të gjithë botën në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri dominojnë kërkimet për Big Brother
Ilustrim: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Tashmë siç dihet aplikacioni i famshëm ChatGPT (Chat Generative Pre-trained Transformer) ka obsesionuar përdoruesit në mbarë botën.

Roboti online i cili tërhoqi shpejt vëmendjen për përgjigjet e tij të detajuara dhe përgjigjet e artikuluara në shumë fusha të njohurive, është një prej gjërave që njerëzit kanë kërkuar më së shumti në Google tre muajt e fundit.

Kampionati Botëror 2022 i mbajtur në Katar i cili përfundoi në dhjetor është gjithashtu një prej gjërave që njerëzit në mbarë rruzullin kanë bërë kërkime më së shumti gjatë këtyre tre muajve.


Eurovisioni publikon listën me këngët më të klikuara të janarit 2023: Kënga e Luiz Ejllit rezulton e dyta
Lexo po ashtu Eurovisioni publikon listën me këngët më të klikuara të janarit 2023: Kënga e Luiz Ejllit rezulton e dyta

Por në Kosovë dhe Shqipëri, këto kërkime po “munden” dukshëm nga spektaklet Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania – për të cilat populli shqiptar mesa duket ka një afeksion të veçantë.

Kjo pasi në pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në Google për tre muajt e fundit, katër prej tyre kanë të bëjnë me formatin televiziv Big Brother, ndërsa në vendin e pestë renditet ChatGPT.

Pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google (Foto: Shpat Komoni/Telegrafi)

Një situatë e ngjashme mbizotëron edhe në Shqipëri, ku popullata shqiptare në tre muajt e fundit ka kërkuar më së shumti në Google formatin Big Brother VIP Albania, mënyrat e transmetimit të tij live, si dhe i katërti në renditje është konkurrenti i këtij spektakli – artisti Luiz Ejlli.

Në vendin e pestë, Shqipëria ka më së shumti të kërkuar në Google ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Pesë gjërat që shqiptarët e Shqipërisë kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google (Foto: Shpat Komoni/Telegrafi)

Ndërsa globalisht, nga pesë gjërat më të kërkuara në Google – tre të parat janë Kampionati Botëror dhe dy të fundit, aplikacioni ChatGPT.

Pesë gjërat që njerëzit në mbarë botën kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google (Foto: Shpat Komoni/Telegrafi)

Ka qenë eksperti i marketingut Shpat Komoni, ai i cili në një status në rrjeti social Facebook, ka elaboruar këtë çështje, duke nxjerrë statistikat dhe bërë krahasimin mes kërkimeve që bëjnë në Google shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, dhe njerëzit në mbarë botën në nivel global. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori