LAJMI I FUNDIT:

Organizata serbe ‘Grupi i Tetorit’: Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq në listën e agjentëve bashkëpunues të Putinit

Organizata serbe ‘Grupi i Tetorit’: Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq në listën e agjentëve bashkëpunues të Putinit

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiciq dhe Zvonko Veselinoviqit që është drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës, tashmë gjenden në listën e agjentëve bashkëpunues të presidentit rus Vladimir Putin.

Në listën TIPARS, publikuar nga organizata “Grupi i Tetorit”, që lufton ndikimin rus në Serbi, përveç tyre në këtë renditje gjendet edhe i pari i spiunëve të BIA-së, Aleksandar Vulin dhe ultranacionalisti Vojsllav Sheshel.


“Kontrolli mbi serbët në Kosovë; Zbatimi i veprimeve që ka për qëllim parandalimin e integrimit të tyre në shoqërinë e Kosovës; Krijimi i kultit të Vladimir Putinit te serbët e Kosovës; dhe Manipulimi emocional dhe psikologjik i serbëve në Kosovë”, thuhet në arsyetimin e interesave që Radoiçiq dhe Veselinoviqit i realizojnë karshi Putinit.

Ndërsa përfitimet që marrin ata janë që lidhen për lobimin në strukturat e Qeverisë së Serbisë.

Po ashtu, në këtë listë është edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ish-ministri Vuk Jeremiq, drejtuesi i grupit ekstremist “Patrulla Popullore”, Damjan Knezheviq, kryetari i partisë ultranacionaliste “Dveri”, Boshko Obradoviq, drejtori i Serbia Gas, Dushan Bajatoviq, udhëheqësi i partisë ekstremiste “E djathta serbe”, Misha Vaciq si dhe shumë gazetarë pro-pushtetit serb, biznesmenë e politikanë të tjerë.

Veselinoviq dhe Radoiçiq në Kosovë kërkohen si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ata dhe disa nga kompanitë e tyre fillimisht u sanksionuan nga Departamenti amerikan i Thesarit, me arsyetimin se i përkasin rrjeteve të korruptuara të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Britania e Madhe gjithashtu vendosi sanksione kundër tyre. Për Radoiçiqin, britanikët thonë ai përfiton nga abuzimi me kontratat shtetërore dhe se përdor ndikimin për t’i dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të ndërtimit që ai zotëron.

Në shpjegim thuhej se Zvonko Veselinoviq përdorte kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori